Në fshatin Burojë është bërë zbulimi i lapidarit në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati

Në fshatin Burojë, në një ceremoni të organizuar, është bërë zbulimi i lapidarit përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, të rënë në luftë për lirinë e Kosovës. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, anëtarja e Kuvendit Komunal, Besiana Thaçi, familjet e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së dhe një numër i madh i qytetarëve vendës dhe fshatrave përreth. Kryetari Nura në fjalimin e tij para të pranishmëve, ka lartësuar heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve, sakrifica e të cilëve mundësoi lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!

May be an image of 10 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …