Moska zyrtare ka paralajmëruar përgjigje të ashpër ndaj inkursionit ukrainas në rajonin e Kurskut. Duke iu referuar zhvillimeve në këtë rajon, prej nga janë larguar dhjetëra mijëra rus, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, ka reaguar duke thënë se ushtria e saj do të japë një përgjigje të ashpër ndaj inkursionit. Nga ana tjetër, presidenti i Ukraninës, Volodimir Zelenski ka ka falënderuar ushtarët ukrainas dhe ka thënë se se kishte diskutuar operacionin në vazhdim në Rusi me komandantin e lartë ushtarak të vendit – Oleksandr Syrskyi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …