Serbët kundërshtojnë procesin e regjistrimit në veri

Serbët kundërshtojnë procesin e regjistrimit në veri

Serbët e veriut po kundërshtojnë regjistrimin e paralajmëruar të popullsisë në këtë pjesë të Kosovës. Ata kanë kërkuar nga përfaqësuesit e serbëve në institucionet qendrore të Kosovës që të mos lejojnë të organizohet ky regjistrim. Të paktën këto janë edhe rezultatet e një ankete të realizuar me qytetarë serbë në veri të Kosovës. Sipas medieve nga kjo pjesë, rezultatet e anketës kanë treguar e 55 për qind e tyre mendojnë se regjistrimi i popullatës nga institucionet e Kosovës nuk duhet të organizohet, ndërsa rreth 30 për qind janë shprehur pro organizimit të regjistrimit. Rreth 5 për qind e anketuesve kanë kërkuar që të mos pranohen institucionet e Prishtinës, gjegjësisht se duhet të bëhet një regjistrim i popullatës serbe në veri nëpërmes të të ashtuquajturës “Republikë e Pavarur e Ibrit” në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …