Në Bujanovc do të protestohet kundër shtypjes dhe diskriminimit që po iu bëhet shqiptarëve në Kosovën Lindore nga Serbia

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë thirrje për protestë në Bujanoc kundër shtypjes dhe diskriminimit që i bëhet shqiptarëve në Kosovën Lindore nga Serbia. “Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, Të nderuar shqiptarë të Luginës, Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi. Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi nesër në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit” ka shkruar kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi sfidon VV-në: “Dilni matuni, nuk i keni votat për qeveri”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar me bindje se Lëvizja Vetëvendosje …