Janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024

Janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024

Janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024, ku sportistët amerikanë  ishin më të suksesshmit në fitimin e medaljeve.  Amerikanët vetëm në fund, në ndeshjen përfundimtare, dolën në krye të listës së vendeve me më së shumti medalje të arta. Me triumfin e basketbollisteve amerikane në finale ndaj francezeve, SHBA-ja doli në vend të parë me 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, pra gjithsej i kanë 126 medalje të fituara. Deri në finalen e fundit, e para ishte Kina sa i përket të artave, me 40 të arta, 27 të argjendta e 24 të bronzta, duke përfunduar e dyta prej vendeve më të suksesshme. Kina fitoi 91 medalje gjithsej. Japonia është e treta me 20 të arta dhe 45 medalje gjithsej, ndërsa pas tyre ishte Australia që fitoi 18 të arta e 53 medalje gjithsej, një rekord për këtë shtet.

Kontrolloni gjithashtu

J. Hargreaves: Dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese mund të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në KE

Ambasadori anglez, në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, shprehu keqardhjen që Kosova nuk është bërë ende pjesë …