leoni

Mahmud Abbas, kërkon nga OKB-ja të ndërmarrë veprime ligjore kundër agresionit të vazhdueshëm izraelit ndaj palestinezëve

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, sot do të udhëtojë për vizitë në Moskë, ku pritet të takohet me kryetarin, Putin

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, sot  do të udhëtojë për vizitë në Moskë, ku pritet të takohet me homologun e tij Vladimir Putin, transmeton Anadolu. Siç raporton agjencia e lajmeve ‘TASS’, ambasadori palestinez në Moskë, Abdel Hafiz Nofal, njoftoi se presidenti Abbas do të arrijë në Moskë në mbrëmjen e 12 gushtit. “Një takim me presidentin Putin pritet të martën dhe para kësaj, Abbas do të vendosë lule në varin e Ushtarit të Panjohur në Moskë”, njoftoi ai. Më tej, Nofal tha se vizita treditore e presidentit Abbas do të përfundojë me largimin e tij më 14 gusht, duke shtuar se presidenti palestinez gjatë qëndrimit të tij do të zhvillojë një takim edhe me ambasadorët arab në vend. Ai gjithashtu tha se tema kryesore e diskutimit Abbas-Putin do të jetë situata aktuale në Rripin e Gazës.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …