Ish-Kryeinspektori i Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka deklaruar se Ura e Ibrit nuk do të hapet për lëvizje të automjeteve, pas një serie paralajmërimesh për një mundësi të konfrontimit ndërmjet policisë kosovare dhe KFOR-it. Ramadani ka kritikuar qeverinë për konfrontimin deklarativ me KFOR-in dhe për sjelljet që, sipas tij, kanë kontribuuar në dështimin e hapjes së Urës. Ai ka theksuar se sjelljet e akterëve të pushtetit kanë dëmtuar Kosovën dhe kanë përkeqësuar raportet me NATO-n. “Në vend që të udhëtonin për në Selinë e NATO-s dhe kryeqendrat perëndimore, ata mbetën simbolikisht ‘Ministra nën Urë’,” ka shkruar Ramadani, duke shtuar se nuk ka guxim të hapet Ura me forcë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …