Edhe Besnik Tahiri. ka reaguar kundër disa kritikave të deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë hedhur kritika në drejtim të Ramush Haradinajt. Lidhur me këtë Tahiri ka shkruar: Synimi i Ramush Haradinajt për postin e kryetarit të shtetit është synim legjitim dhe i logjikshëm dhe nuk është në pronësi të kurrkujt. Vetëvendosje është partia e fundit që mund të thirret në parime politike. Po ua rikujtoj që lideri i saj, Albin Kurti, iu përkulej Isa Mustafës për pak pushtet, madje duke e quajtur ‘Profesor Isë’, e pak muaj më herët po të njëjtit ia kishin sulmuar brutalisht shtëpinë dhe familjen me kauza të rrejshme politike. Kuptoni, çdo qëndrim politik tuajin e keni shkelë me dy këmbë, e së fundi e keni sjellë vendin buzë shkatërrimit politik e ekonomik”, ka nënvizuar, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …