Drejtoresha e Korpusit të Paqes ne Kosovë Dr.Carolyne Siganda vizitoi Sektorin e Rinisë në Komunën e Ferizajt

Drejtoresha e Korpusit të Paqes ne Kosovë Dr.Carolyne Siganda së bashku me bashkëpunëtoren e saj znj.Merita Fehmiu, vizituan Sektorin e Rinisë në Komunën e Ferizajt për të parë nga afër angazhimin e vullnetarin të kësaj Organizate Noah dhe zyrën ku ai punon. Me pastaj zonja Siganda vizitoj Panairin e Librit i cili po mbahet në sheshin e qytetit ‘Adem Jashari’, për të vazhduar më pastaj në Organizatën e cila ofron shërbime sociale për fëmijët dhe të rriturit Hendifer, ku u mirëpritem nga zonja Fazile Bungu me bashkëpunëtorët e saj. Muzeu i Qyteti dhe pjesa e Bifurkacionit ishin vendet e radhës ku Drejtoresha nga Korpusi Paqes i vizitoj gjatë qëndrimit te saj në qytetin e Ferizajt. Duhet theksuar se Sektori i Rinisë si pjesë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti vazhdon te jet bashkëpunëtor i kësaj Organizate dhe Noah është vullnetari i tretë amerikan që vjen me mision dy vjeçar për të shërbyer për komunitetin rinor, ne baza vullnetare.

May be an image of 8 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …