leoni

Hykmete Bajrami: Ministri, Hekuran Murati më 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, me çmimin mbi 9 milionë euro

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër konferencës së Vetëvendosjes para Prokurorisë Speciale

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj konferencës së Vetëvendosjes para Prokurorisë Speciale, në Prishtinë, duke përmendur disa nga aferat korruptive të Qeverisë Kurti. Ajo ka thënë se Vetëvendosja  duhet të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale për Martin Berishajn, për Rezervat Shtetërore e për kontratat sekrete. Prokuroria Speciale e Kosovës nuk duhet të frikësohet nga partia në pushteti. Duhet t’iu shkojë deri në fund secilit rast dhe të kryejë punën sipas ligjit për të gjitha rastet e lartpërmendura edhe për rastin e Bansjkës, Radoiçiqit, dhe rastin e koordinimit të Kusarit me Radoiçiqin në emër të Vetëvendosjes.  Partia që e ka bërë bashkimin kombëtar, që ka ndërtuar 160 çerdhe, që ka zvogëluar çmimin e energjisë elektrike, që e ka përfunduar rrugën për Podujevë, Gjilan e Mitrovicë sot po bën histori.  Para Prokurorisë Speciale ka vendosur të kërkojë llogari pse ende s’ka aktakuzë për krimet e Martin Berishajt me tregtinë e energjisë elektrike, tha mes tjerash deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …