Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Arton Berisha, bashkë me ekipin e tij, realizuan një vizitë në vendpunishtet e tri shkollave në kryeqytet: Nazim Gafurri, Xhevdet Doda si dhe Gjimnazi i Specializuar Matematikor.
Këto projekte përfshijnë përmirësimin e nyjeve sanitare, rikonceptualizimin dhe ridefinimin e hapësirave të brendshme, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Gjatë vizitës, Kryeshefi Berisha dhe ekipi i tij inspektuan punimet dhe u siguruan për avancimin e këtyre projekteve. Me kënaqësi mund të raportojmë se punët po zhvillohen në përputhje me standardet e larta dhe me ritmin e planifikuar. Sipas të dhënave të fundit, ecuria e projektit është në përputhje me kalendarin e parashikuar dhe ne presim që të gjitha punimet të përfundojnë në kohë.
Në veçanti, mund të konfirmojmë se shkollat do të jenë të gatshme dhe të përgatitura për nxënësit dhe mësimdhënesit më 1 Shtator 2024, kur do të fillojë viti i ri shkollor. Ky është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe sigurisë në ambientet shkollore.
Falenderojmë punëtorët e NPB-së që po bëjnë një punë të mrekullueshme dhe të pandalshme, si dhe zyren e Projektimit në NPB për këto projekte që po ndihmojnë në realizimin e një ambienti më të mirë për edukimin e fëmijëve tanë.