Kalendari i dëgjimeve Buxhetore të Skenderajt për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026/27

Duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Skenderajt dhe Udhëzimin Administrativ të MAPL-së, Nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve publike me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026, 2027. Procesi i hartimit të buxhetit është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Skenderajt, të cilët nëpërmjet propozimeve dhe kërkesave për investime kapitale për vitin e ardhshëm, bëhen pjesë e vendimmarrjes në komunitetin e tyre. Dëgjimet buxhetore do të mbahen me datat 21 dhe 22 gusht, sipas kalendarit të detajuar. Në këto takime mund të marrin pjesë qytetarët, përfaqësuesit e fshatrave, lagjeve, organizatat e shoqërisë civile, komunitetet e ndryshme, grupe të caktuara të interesit, gratë, pensionistët, të rinjtë, klubet sportive, përfaqësues të komunitetit të biznesit, etj.

May be an image of text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …