Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka ironizuar veprimet e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Derisa në vend po zhvillohen disa debate mbi hapjen e urës së Ibrit në veri, deputeti Berisha ka pyetur nëse e ka hapur kryeministri urën në Ibër. Më pas, reagimin e tij, ai e ka vazhduar me presidenten Vjosa Osmani, ku ka shkruar se presidentja ka 10 ditë qe merret me replikat me aeroportin e Shkupit. “Çfarë u bë me urën në Mitrovicë a e hapi Albini? Pas gjithë këtyre zhvillimeve, që 10 dit presidentja Osmani hala ish tu repliku me aeroportin me saktësisht me rojën e sigurimit privat të aeroportit për çantën e saj private”, ka pohuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …