Kanë mbetur rreth tri javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025, ende nuk ka qartësi mbi metodën e furnizimit të nxënësve me tekstet dhe mjetet shkollore. MASHTI, nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë çështje, duke krijuar pasiguri te prindërit, mësimdhënësit dhe komunat. Komunat dhe SBASHK, kanë ngritur shqetësimet e tyre, duke kërkuar që të mos përsëriten problemet e furnizimit të vitit të kaluar. Rrahman Jasharaj, thekson se vonesat në vendosjen e metodologjisë së furnizimit mund të shkaktojnë probleme serioze në fillimin e vitit të ri shkollor. Këshilli i Prindërve gjithashtu ka bërë thirrje që tekstet shkollore të sigurohen sipas praktikave të mëparshme, dhe të shpërndahen nëpër shkolla para 1 shtatorit, për të garantuar një fillim të qetë të vitit shkollor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …