Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, kërkon nga Prokuroria hetim për Sami Kurteshin, në lidhje me rastin e Astrit Deharit

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të ftojë Sami Kurteshin për të dhënë deklaratë lidhur me rastin e Astrit Deharit, pasi deklaratat e fundit publike të Kurteshit mund të ndihmojnë në ndriçimin e këtij rasti të ndjeshëm, i cili ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik.  Lëvizja Vetëvendosje, erdhi në pushtet me premtimin për të zbardhur rastin Dehari, por pas katër vitesh qeverisje, nuk ka bërë asnjë përparim të dukshëm. Ai akuzon këtë parti  se ka vepruar në mënyrë të koordinuar për të penguar komisionin hetimor të këtij rasti, si dhe për zhdukjen e mostrave të rëndësishme. Nuk duhet harruar se gjatë mandatit të kësaj qeverisjeje, Instituti i Mjekësisë Ligjore, është djegur dy herë, dhe mostrat e humbura janë kthyer vetëm pasi u shkatërrua sistemi i kamerave të institutit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …