Gazetari, Flogert Muça, thotë se ish komandanti i Gardës, Ndrea Prendi ka folur në paraqitjen e tij në SPAK dhe ka thënë se ka marrë urdhër nga gardistët e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të qëlluar drejt turmës, në protestën e 21 janarit. Ai u shpreh se Berisha pritet të thirret në SPAK. “Duhet të kemi parasysh që 21 janari nuk është hetuar kurrë si krim shtetëror, është trajtuar si ngjarje fatkeqe. Ajo që ka bërë ndryshimin, është vendimi i Gjykatës së Strasburgut. Është Strasburgu dhe familjet e të ndjerëve, që kanë arritur të kemi hetim nga SPAK. Po hetohet zinxhiri komandues, kush ka dhënë urdhër për të qëlluar. Ndrea Prendi ka folur, nuk ka thënë që isha unë për të qëlluar, por se është urdhëruar nga njerëzit e doktorit për të qëlluar mbi turmë. Ky është informacioni që unë kam. Ndrea Prendi nuk ka çfarë dorëzon, ka fjalën dhe të vërtetën e tij për atë ngjarje. I gjithë zinxhiri, mos u habit kur të thirret edhe vetë Sali Berisha për atë çështje. Bëhet fjalë për krim shtetëror, kreu i Gardës thotë e kemi kryer me urdhër nga siguria e kryeministrit, Sali Berisha, theksoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …