Binali Yildirim

Binali Jëldirim: I kemi dërguar Uashingtonit në mënyrë zyrtare kërkesën për ekstradimin e Gylenit

Kryeministri i Turqisë, Binali Jëldirim ka deklaruar se Qeveria e tij, në mënyrë zyrtare i ka dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërkesën për ekstradimin e kryetarit të organizatës FETO/PDY, Fethullah Gylen, duke i dërguar edhe materialin e dokumentuar, të cilin e ka kërkuar Uashingtoni.  “Kryetari ynë, Rexhep Tajip Erdogan dhe unë si kryeministër, i kemi bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ekstradojë kreun e terrorizmit dhe kemi dorëzuar kërkesën zyrtare. Ata tani po na kërkojnë t’ iu dërgojmë edhe faktet. A duhet kallauz për fshatin që shihet? ka thënë  z. Jëldirim, duke saktësuar se Uashingtonit iu ka dorëzuar materiali, i cili e lidh Gylenin me përpjekjet për grusht shtet në Turqi.  Në anën tjetër do t’i pyesnim miqtë tanë amerikanë, a kanë kërkuar ata fakte  më 11 shtator të vitit 2001, kur u rrënua Kulla Binjake? A kanë pasur fakte kur i dërguan të dyshuarit për terrorizëm në Guantanamo? Jëldirim ka saktësuar me këtë rast se gjatë përpjekjeve për grusht shtet është bombarduar Kuvendi i Turqisë e populli dhe  kjo ka ndodhur për herë të parë në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …