Ibrahim HAJDARMATAJ: Familja e Karakushëve qe simbol i lirisë në krahinën e Hasit

Ibrahim HAJDARMATAJ: Familja e Karakushëve qe simbol i lirisë në krahinën e Hasit

Gjithnjë kemi parasysh kohën në të cilën jemi dhe kohën në të  cilën kujtojmë kohërat. Vitet rrjedhin dhe kujtimet mbesin. Mbesin por dhe nëse nuk kujtohen dhe aq më keq nëse nuk shkruhen vdesin. Ndaj dhe unë kohën e bëj një vlerë për të gjitha kohërat. Ja si  mund ta bëjmë atë me një përkujtim dhe angazhim të  thjeshtë. Në këtë memorje sot janë kohërat që bashkojnë familjen e nderuar të Karakushëve. Ja më ndiqni në thjeshtësinë dhe domethënien e shkrimit tim….Ermal Liman Karakushi lindi në fshatin e bukur piktoresk në Vlahën të Hasit të Perfekturës Kukësit në një familje me tradita të larta patriotike e atëdhetare. Në vëndlindje mbaroj arsimin e detyrushëm të shkollës 9 vjeçare dhe gjimnazin në qytetin e Krumës, bashkë me vëllan e tij Norin. Më vonë vendosën familjarishtë në qytetin e Krumës. Ermali fillojë të merretë me aktivitet privat duke u dallue në gjithë zonën e Hasit si bizesmen. Po kush është familja e Ermalit. Babai i tij Liman Hasan Karakushi kishte  mbaruar arsimin e detyrushëm në vendlindje Vlahën dhe gjimnazin në Kukës. Limani për disa vite punojë Sekretar i Këshillit Popullor të fshatit të  Bashkuar Golaj të Hasit. Edhe pse kanë kaluar dekada nga mësuesit e asaj kohe edhe sot e kujtojnë Limanin e dashur, fisnik, bujar e mikëpritës. Më vonë Limani merret me çetat vullnetare të Hasit. Në stervitjet dhe në zbore ushtarak Limani vazhdimishtë zënte vënde të para në shkallë Përfekture të Kukësit.

Limani u martue me Sabrien e cila ishte pjesëmarrëse e festivalëve folklorike që organzoheshin në Gjirokastër. Sabria punoi një jetë të tërë infermjere dhe më vonë u shpërngulën familjarishtë në Tiranë e cila u dallue si infermjere në spitalin shtetrorë “Nënë Terezja”. Këta rritën dhe edukuen 2 djemë si 2 yje të cilët edhe sot punojnë duke pasur arritje të lara në biznesin e tyre në Londër të Anglisë. Ata janë të martuar dhe me fëmijë dhe jetojnë bashkë me nënen e tye në Londër. Të shpeshta janë vizitat në vëndlinjen e tyre në fshatin Vlahën ku 11 Gusht përkujtojnë babën e tyre Limanin i cili prehet në varrezat e Vlahnesë. Në kujtim të Limanit  çdo datë 11 Gusht është vëndosur Dita e Limanit i cili vitet e fundit punojë famljarishtë duke u marrë  me biznes në Londër por smundja ja ndërpreu ëndrrat e tij për një biznes më të zgjeruar në Londër. Çdo 11 Gushtë mbi vorrin e Limanit vëndosën buçeta me lule nga familjarët e bashkëfshatarët e tij nga shokë e miqë nga Tropoja, Hasi, Kukësi, Tirana e Durrësi si dhe nga emigrantë të ardhur nga Anglia.

E thamë më lartë se këta janë nga një familje patrotike. Kështu Limani vëllain e madh Mehmet Hasan Karakushi i cili ndërrojë jetë para afër 2 vjetëve i cili punojë për shumë vite shef kabineti të Ramizë Alisë dhe Antarë i Komitetit Qëndrorë të Partisë Punës Shqipërisë. Vëllai i dytë Tahiri e cili jeton punojë një jetë të tërë me sakrifica e heroizëm të lartë traktoristë duke arritur të çpyllëzojë me mijra hektarë  nga male duke i këthyerë në tokë buke. Vëllai i vogël Salihi i cili jeton u muarë kryesishtë me antena televizive. Ky ka edhe 2 motra. Ajshja tani pensjoniste punojë mësuese në Gjimnazin e Zogaje të Tropojës dhe motra tjetër Raba punojë ekonomiste në Bankën e Shtetit në Tiranë dhe tani jeton në Londër për një jetesë më të mirë. Po kë kishte prindër Limani i biri i Hasan Karakushit. Baba i tij Hasani për veprimtari patroitike arrestohet nga Gjermania dhe dërgohet në kampin famëkeqë të çfarosjesë të njerëzimit me dhjetra e dhjetra shqiptarë. Hasani tregonte se torturatë që na banin ishin çnjerëzore.Unë thoshte aso kohe Hasani isha i plagosur në shpatullë dhe më rridhte gjakë askush nuk kujdesej për ne kështu vëndosa me e pshtetë shpatllën për murë që ta ndaloja gjakun dhe kështu veprova dhe më vonë sikur e saldova kështu shpatulla u ngjitë me murë. Më vonë Hasani thyenë burgun me disa Shqiptarë dhe vjen në Shqipëri i cili nga plagët e marra detyrohet të bëjë një operacjon duke prerë njërën këmbë.Smundjet nuk i përballon dhe vdesë në fshatin e tij të lindjesë duke ngelur në zëmratë e mëndjet e të gjithëve si luftar i pa mposhturë.Bashkëshortja e tij Shkurta ishte një grue e zonjë e cila priti e përcolli me dhjetra partzanë.Nga kjo familje e Karakushëve gjatë luftës Nacional Çlirimtare dhanë jetën 5 vetë  të cilët sot janë Dëshmorë të Atëdheut. Familja e Karakushëve qe simbol i lirisë në krhinën e Hasit.

Ibrahim HAJDARMATAJ – Antar i Komitetit Kombëtarë të Organizatës Veteranëve LANÇ “Nderi i Kombit”

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …