Prokuroria në Ankara, duke analizuar telefonat mobilë i ka deshifruar bisedat e koordinatorëve të puçit ushtarak

Prokuroria në Ankara, duke analizuar telefonat mobilë i ka deshifruar bisedat e koordinatorëve të puçit ushtarak

Oficerët turq,  itharë të organizatës FETO/PDY, gjatë përpjekjeve për grusht shtet të premten e kaluar, i kanë koordinuar veprimet përmes aplikacionit mobil, WhatsApp. Prokuroria në Ankara, duke analizuar telefonat mobilë i ka deshifruar bisedat e koordinatorëve të puçit ushtarak, ka bërë të ditur Agjencia “Anadolu” e Turqisë.  Bisedat të cilat i kanë zhvilluar koordinatorët e puçit përmbajnë urdhëresat direkte për hapjen e zjarrit kundër të gjithë atyre, të cilët do të kundërshtojnë urdhërat. Në fund ishte paraparë edhe plani i ikjes në rast të dështimit të grusht shtetit.

Disa nga urdhëresat për për grusht shtet më 15 korrik, në Turqi

Koloneli, Muzafer Duzenli: Urdhërsa e përsëritur. Urdhëroj që masa e tubuar të goditet me armë zjarri.

Kolonel Uzay Shahin: Hapni zjarrë, mos lejoni t’ iu afrohen!

Koloneli Myslum Kaja: Po afrohen makinat e ndërtimtarisë. Miqtë tanë po godasin.

Majori, Mehmet Karabekir: Jam në terren po godas masën e njerëzve dhe po pres. Vazhdoni zjarrin. Ka vetëm 10 – 15 njerëz të dhunshëm. Nuk ka humbje të iniciativës.

Koloneli, Myslym Kaja: Në Sheshin Taksim kanë hedhur lotsjellës dhe nuk po shihet asgjë. Kanë shtënë me armë në një rezervuar të makinës e cila ishte nisur për në Shesh.

Majori Muamer Ajgar: Një ndeshje e ashpër po shihet në Kuleluja. Kemi goditur në masën e njerëzve.

Koloneli Myslym Kaja: Situata në Sheshin Taksin është shumë kritike.

Nënkoloneli Muzafer Dyzenli: Ka filluar të largohet masa të cilën e kemi goditur. Zoti na ndihmoftë!

Koloneli Myslym Kaja: Mbi Sheshin Taksim po fluturojnë avionët, të cilët kanë shkuar në ndihmë në Beshiktash…. Në Taksim ka arritur Policia Speciale. A duhet ndihmë nga ajri?

Majori, Muamer Azgar: A janë avionët tanë apo?

Koloneli Myslym Kaja:  Duket se Policia po ndërmerr aksion. A thua nuk kemi mbrojtje nga ajri. Situata është shumë kritike.

Koloneli Ahmet Bajkal: Tani edhe Policia nuk është shumë e zhurmshme. Kemi municion. Morali në nivel të lartë.

 …

Puçistët në orët e para të përpjekjeve për grusht shtet kishin bllokuar Urën mbi Bosfor, në Stamboll. Në çastin kur kishin humbur kontrollin në vendet e tyre, kanë kërkuar nga  udhëheqësit e grusht shtetit të sulmojnë objektet nga ajri, të cilat janë simbole të Stambollit dhe të Turqisë…

(Al Xhazira, pjesë nga bisedat e puçistëve gjatë grusht-shtetit në Turqi, më 15 korrik 2016. RKL).

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …