Agim Zogaj

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (1)

T: DËSHMI TMERRI PËR PERIUDHËN E RANKOVIQIZIMIT NË KOSOVË

Moto:

 Në nëntë vazhdime do te  botohet fejtoni ekskluziv, përkatësisht dokumentin e titulluar “Raporti mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966”. Ky dokument,  për herë të parë para publikut shqiptar pasqyron realitetin faktik të deformimeve të UDB-ës jugosllave ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Në të janë të dhënat faktike mbi dhunën e shfrenuar të cilën Shërbimi i Sigurimit Shtetëror jugosllav, përkatësisht serb, e ka përdorur sistematikisht ndaj shqiptarëve, duke rrahur, frikësuar, dëbuar andej kufiri, çmendur dhe dhunuar gra shqiptare dhe vra  meshkujt, ka përgjguar persona të caktuar, ka formuar me mijëra dosje policore. UDB-a, madje i humbëte, zhdukte kufomat e shqiptarëve të likuiduar!

Dokumenti, i cili e ka autenticitetin ekskluziv arkivor dëshmon për një prej periudhave më të errëta mbi të cilat kaloi populli ynë, priudhën e serbit, antishqiptarit, shovinistit serbomadhit, Aleksandar Rankoviq, njeriut të parë atëherë të UDB-së jugosllave dhe bashkëpunëptorin e dytë të Josip Broz Titos.

Në mos tjetër, përmes këtij fejtoni brezi i sotëm shqiptar, jo vetëm në Kosovë, përmes tij do të mësoj fakte të reja mbi historinë e tmerrit nëpër të cilën kaloi stoikisht populli ynë, ndërkaq,  mund të bëhen paralele historike të periudhës së rankoviqizmit edhe me kohën e regjimit të Milosheviqit gjatë sundimit të Kosovës. Redaksia, me këtë rast, post festum u shpreh nderim të gjithë viktimave shqiptare të periudhës së rankoviqizmit dhe përgjithësisht, viktimave të OZNËS/  UDB-ës famëkeqe. Fejtonin e përgatiti, historiani,

Prof. dr. Agim ZOGAJ

 

Mt: Formimi, organizimi dhe metodat e punës të Komisionit

Komisioni për riogranizimin e Shërbimit të sigurimit shtetëror dhe për shqyrtimin e deformimeve e keqpërdorimeve në punën e këtij shërbimi në territorin e KAKM Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë ( shënimi i redaksisë ) i cili është formue nga ana e Këshillit Ekzekutiv Krahinor i ka hy punës menjëherë dhe në këtë kohë ka shqyrtuar shumë materiale si: një numër të madh ankesash e deklaratash, raporte e proçesverbale nga mbledhjet e organizatave dhe formumeve politiko – shoqërore, proçesverbaleve nga mbledhjet e pjesëtarëve të SPM, dokumentacionin nga arkivi dhe evidentimet e Shërbimit të sigurimit shtetëror dhe të organeve tjera shoqërore, deklaratat e punëtorëve e të funksionarëve të sigurimit shtetëror etj. Përveç kësaj, u është hudhë një shikim shkresave të ndryshme te gjyqet dhe prokuroritë ku janë mbajtur procedurat për veprat e rënda penale e keqpërdorimet, dhe, sipas nevojës, me qëllim të vërtetimit të drejtpedrejtë të fakteve e materialeve të ndryshme, nga ana e anëtarëve të Komisionit janë vizituar edhe disa vende.

Meqenëse Komisioni qysh prej momentit të formimit të vet është ballafaquar me materiale mjaft të mëdha si  dhe me deklaratat e shumta të qytetarëve për keqperdorimet e rënda e të llojllojshme të organeve të ndryshme të sigurimit shtetëror, si edhe me detyrat në lidhje me riorganizimin e Shërbimit të sigurimit shtetëror në Krahinë, e me qëllim të punës sa më efikase dhe të orientimit sa më të drejtë të aktivitetit të vet, në mbledhjen e parë janë formue dy nënkomisione: për riorganizimin e Shërbimit të sigurimit shtetëror si tërësi dhe tlë keqpërdorimeve të disa organeve nga ky  dhe shërbimet tjera të organevet të punëve të brendshme në Krahinë.

Nënkomisionet kanë punuar intenzivisht, gjë që ka kontribuar që puna e Komisionit si tërrësi të lehtësohet dhe të jetë më e suksesshme. Deri më tash Komisioni ka mbajtë 12 mbledhje ku janë shqyrtuar këto çështje:

 

Mt:Projektiligji i ri

Tezat e Projektit të Ligjit të ardhshëm themelor mbi shërbimin e punëve të brendshme; tezat e Projektit të Ligjit të ardhshëm mbi organizimin dhe detyrat e Shërbimit të sigurimit shtetëror; Organizimin e brendshëm dhe sistematizimin gjegjës të vendeve të punës të Shërbimit të sigurimit shtetëtor në Krahinë ; Fushëveprimi dhe kompetencat e Shërbimit të sigurimit shtetëror e të shërbimeve tjera të organeve të punëve të brendshme; Disa çështje kadrovike në organet e punëve të brendshme e veçanërisht në Shërbimin e sigurimit shtetëror; Shqyrtimi i materialeve dhe i fakteve mbi deformimet, veprat penale dhe keqpërdorimet tjera të disa organeve të sigurimit shtetëror si dhe të shërbimeve tjera të organeve të punëve të brendshme dhe disa çështje tjera.

Në lidhje me Ligjin e ardhshëm themelor unik mbi Shërbimin e punëve të brendshme dhe Ligjin mbi organizimin dhe detyrat e Shërbimit të sigurimit shtetëror si edhe në lidhje me organizimin e ardhshëm e sistematizimine vendeve të punës në Shërbimin e sigurimit shtetëror, Komisioni ka përpiluar dhe i ka dërguar propozime me shkrim Komisionit republikan ( të Serbisë – shënim i redaksisë )

Me qëllim të hulumtimit e të shqyrtimit sa më të gjithanshëm dhe efikas të devijimeve e deformimeve në punën e disa organeve të punëve të brendshme, ky Komision ka rekomanduar që të formohen komisionet shtetërore në 7 qendra komunale ku ekzistojnë sekretariatetet për punë të brendshme  me të gjitha shërbimet, dhe ky rekomandim është pranuar.

Komisionet në qendrat komunale kanë fillue punën menjëherë mbas formimit, ndërsa nga ana e anëtarëve të këtij Komisioni u është dhënë ndihma e nevojshme duke i vizitua dhe me anë të shkëmbimit të mendimeve e të përvojës. Një numër i deklaratave dhe materialit tjetër i cili i ka mbrrijtë këtij Komisioni, u është dërguar këtyre komisioneve, gjë që do të jetë edhe në të ardhshmen si praktikë, veçanërisht kur në të bëhet fjalë për keqperdorimet e natyrës materiale.

Mt:Deformimet, sistemi i punës dhe organizimi i shërbimit të sigurimit shtetëror

Për shkak të materialeve, dokumentave dhe deklaratave të shumta të cilat kanë qenë dashur me i shqyrtuar dhe vërtetuar, Komisioni është detyruar me bë përpjekje të mëdha në mënyrë që ta organizojnë sa më mirë punën e vet,  e që në fillim është nevojitur një kohë më e gjatë. Nëpërmjet të koordinimit në punë dhe të mbajtjes së kontaktit të përhershëm me komisionet komunale në qendrat, nëpërmjet tyre janë bërë vërtetimet e deklaratave të qytetarëve dhe të materialeve tjera për të cilat ka qenë dashur të jipej një vlerësim.

 Komisioni është duke e rregulluar tërë materialin, i cili pas kryerjes së punës do të mbetet si dokumentacioin i vazhdueshëm i Kuvendnit Krahinor dhe i organevet tjera të cilëve do tu dërgohet.

Deformimet, sistemi i punës dhe organizimi i shërbimit të sigurimit shtetëror

Pas shqyrtimit të materialeve ekzistuese, numrit të shumtë të ankesave të qytetarëve, deklaratave si dhe fakteve e dëshmive tjera jokontestuese, Komisioni ka konstatuar se vlerësimin e Plenumit të IV –të të KQ të LKJ –së dhe Plenumit të VI të KQ të LKS mbi keqperdorimet dhe deformimet në punën e Shërbimit të sigurmit shtetëror kanë trë blëjnë plotësisht edhe me veprimtarinë e Shërbimit të sigurimit shtetëror në territorin e KAKM. Bile disa lloje e forma të deformimeve  e të keqpërdorimeve në punën e Shërbimit të sigurimit shtetetëror janë edhe më të ashpra dhe me pasoja më të rënda politike në territorin e KAKM, të cilën gjë e kanë vërtetuar dhe e kanë vlerësuar në mënyrë të gjithanshme edhe konkluzat e Plenunmit të VII të Komitetit Krahinor të LKS për Kosovë e Metohi.

Centralizimi i ashpër si dhe pasqyrimi i fortë i subordinimit, të mbyllurit byrokratik në vetveti, koncepcionet politike të prapambetura, mbyllja në veti përkundrejt forumeve përfaqësuese si dhe forumeve politike, të ngarkuarit me përpjekjet që ta përcjellin dhe vlerësojë tërë jetën shoqërore dhe reagimin e opinionit publik,  orientimi me qëllim të caktuar dhe mosbesimi ndaj kombësivet, futja e frikës te qytetarët me anë të torturës si dhe me veprime tjera jo të ligjshm edhe johumane, mbështetja në një numër të caktuar njerëzish me kualitete të dobëta moralo – politike për sa i përket punës së vet, diskriminiomit kadrovik ndaj kombësive, ka edhe raste të inskenimit të proceseve, përvetësim i  pasurisë joligjore, – e përmbajnë dhe e karakterizojnë në të vërtet esencën e deformimeve e të keqperdorimeve në punën e disa organeve të sigurimit  shtetëror në territorin e Kosovës e Metohisë.

 

 – Vijon –

E përgatiti: Prof.dr. Agim ZOGAJ

Kontrolloni gjithashtu

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (5)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (9)

T: Të ndërrohen udhëheqësit e policisë Moto: Mt: Masat e ndërmarra për përmirësimin e gjendjes …