Ish-e burgosura politike, Hidajete Kelmendi, pas lirimit nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin tri vjet e gjysmë ka rrëfyer pas daljes nga burgu, u përball me torturuesit e saj dhe me gjyqtarin që e kishte dënuar. Emrat e UDB-ashëve shqiptar që e kanë torturuar ishin: Demë Muja, Istref Sadiku, Xheladin Beqiri, Jakup Llonçari, Mehmet Haskaj, Malushi, Sherafedin Ajeti, Mehmet Loci, etj. Kelmendi tregon se pas lirimit, kur u lajmërua në stacionin policor në Pejë, u takua me UDB-ashin, Demë Muja, i cili i këshilloi se si duhet të sillej në liri. Pas luftës, kishte takuar edhe gjyqtarin Ukë Muçaj në Istog, i cili e kishte dënuar atë. Ajo kujton se ndonëse kishte ndjerë mllef të madh, vendosi t’i kthente shpinën pa u konfrontuar.
