Kryeministri, Albin Kurti, dje tha se hapja e Urës mbi Lumin Ibër për qarkullim të automjeteve nuk është çështje dialogu, por çështje kohe, sot ka ndërruar fjalët dhe deklaron se qeveria e tij do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës në lidhje me rihapjen e urës mbi lumin Ibër në veri. Hapja e urës nuk është kundër partnerëve ndërkombëtarë, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë. Dje kishe qenë shumë devidiv dhe kishte deklaruar se çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitin 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë, pastaj e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura dhe marrim vendim. Tani pas publikimit të Raportit, dhe pas deklarimit të ashpër të Departamenti Amerikan i Shtetit se nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit, Kurti i ka ‘hangër’ fjalët, si shumë herë deri tani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …