Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, sot ka vendosur makina mbi urën e Ibrit, aty ku tash e disa ditë po kryhen punime. Autoritetet kanë deklaruar se patrullimet po kryhen me qëllim të parandalimit të ndonjë situate të paparashikueshme. Njësia e Formuar Policore e EULEX-it po kryen patrullime të rregullta mobile të zbulimit, por pa u kufizuar në afërsinë e urës. Dëshirojmë të theksojmë se EULEX-i nuk ka prezencë të vazhdueshme statike të sigurisë në urë, thanë ata për gazetarët. Të pyetur se si është situata e përgjithshme e sigurisë, dhe a ka ndonjë rrezik potencial, ky mision policor rikonfirmoi që siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë mbetet prioriteti ynë i parë. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojnë Policinë e Kosovës në rast se një gjë e tillë kërkohet, saktësuan ata.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …