Komuna e Deçanit do të nisë procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje për vitin 2025

Për herë të parë Komuna e Deçanit  do të filloj  procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje për vitin 2025. Banorët e fshatrave Carrabreg i Epërm dhe Lloqan janë të ftuar të kontribuojnë me ide për projekte dhe të votojnë për to. Komuna do t’i shqyrtojë dhe do t’i përfshijë ato në buxhetin për vitin 2025. Motoja e jonë është “Idetë tuaja, veprimi ynë”.  Buxheti për propozimet mund të arrijë deri në 35,000.00 €.  Takimi i parë i buxhetimit me pjesëmarrje do të mbahet më 19 Gusht, në qytetin e Deçanit, në Qendrën Rinore, duke filluar nga ora 18:00. Kjo iniciativë realizohet në bashkëpunim me Aktivitetin e USAID Kontrata Sociale.

May be an image of 4 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …