U mbajt mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2024

Udhëhequr nga Kryesuesi i kuvenit të komunës së Rahovecit, Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFORIT dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u proceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 10,000.00 € (dhjetë mijë euro), Shoqatës “Zona e Pashtrikut”;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënien e pronës me qira 1-15 vjet P-05058-0 ZK – Rahovec;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës së Rahovecit, P-05058-0ZK Rahovec;

  4. Shqyrtimi i propozim vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, për ndërtimin e çerdhes për fëmijë, P – 02680-1 dhe P – 02680-1, ZK-Rahovec;

  5. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Rahovecit për Vitin 2023;

  6. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së;

Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër, Afrim Oruqi, i prezantoi para anëtarëve të komitetit edhe 2 pika shtesë, të njëjtat unanimisht u votuan për t’u proceduar për mbledhjen e rregullt të kuvendit.

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri në 40 vjet, P-00772-10, ZK-Xërxë;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00772-10, ZK-Xërxë;

Për këtë mbledhje të KPF-së, si çdo herë do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit, i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës: https://kk.rks-gov.net/rahovec/?cat=149

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe persona duke studiuar

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …