Bashkim Ferat Shala, dhuroi 51 karroca për personat me nevoja të veçanta

Mërgimtari Bashkim Ferat Shala, nga fshati Guncat i Komunës së Malishevës, që jeton dhe punon në Zvicër, ka dhënë një donacion domethënës për personat me nevoja të veçanta, nga Komuna e Malishevës. Ai, ja ka dhuruar organizatës për personat me nevoja të veçanta “Handikos” në Malishevë, 51 karroca.

Këtë donacion, e ka konfirmuar koordinatorja e Qendrës së Rehabilitimit “Handikos” në Malishevës, Feride Hoxha, e cila e falënderon mërgimtarin Bashkim Shala, për këtë donacion shumë domethënës, për personat me nevoja të veçanta. “Këta persona, për të parë dritën e diellit, ju duhet të lëvizin, të dalin jashtë mureve të shtëpisë dhe shumë prej këtyre personave, sot po ju mundëson ky mërgimtar, i cili i ka blerë dhe po ju dhuron karrocat, atyre që kanë më së shumti nevojë”, tha koordinatorja Hoxha.

Këtë donacion të mërgimtarit Bashkim Ferat Shala, e ka përshëndetur dhe falënderuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi është një prej atyre donacioneve më humane të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …