Kryetari Latifi me bashkëpunëtor bëri vizita në Këshillin e BIK-ut, teqenë e Halvetive dhe teqenë e Rifaive në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me udhëheqësit e respektuar fetarë dhe me komandantin e stacionit policor, bënë vizita të rëndësishme dhe të dobishme në Këshillin e BIK-ut, teqenë e Halvetive dhe teqenë e Rifaive në Rahovec. Kryetari Latifi tha se këto vizita janë në frymën e detyrimeve tona njerëzore, morale dhe institucionale që kemi për angazhime të përbashkëta, për të rritur dhe për të thelluar sa më shumë bashkëpunimin, për të forcuar në vazhdimësi unitetin, si dhe për të dhënë porosi të qarta e të mira për të gjithë qytetarët tanë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 6 persona

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …