Më 15 gusht 1868, lindi Josif Bageri, arsimues, veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Lindi në fshatin Reka e Epërme e Dibrës dhe ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ishte poet me talent të rrallë, prozator që shkroi shumë tregime, sidomos për fëmijë. Ishte gazetar e atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare. Josif Bageri u lind në vitin 1870 në fshatin Nistorvë, të Dibrës. Në vendlindjen e tij e kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë. Leximin dhe shkrimin shqip e përvetësoi në Sofje në moshën 17 vjeçare. Atje jetoi si mërgimtar, ku për një kohë të gjatë punoi si këpucëtar. Krahas kësaj pune Josifi në Sofje, prej vitit 1887 u inkuadrua edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare. Më 1 janar të vitit 1893 ne Sofje u themelua shoqëria shqiptare “Dëshira”, ndërsa Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të sajë. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh, Naim Frashërin, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Takimi me Naimin i la mbresa të mëdha. Josif Bageri punoi shumë për çështjen shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime të botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkëpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebarën, Atanas Albanin nga Reka e Epërme, me Nikolla Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë. Vdiq në Prishtinë në vitin 1915. (RKL, TV-DIELLI, KALENDARI KOMBËTAR)
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …