Planet e sulmit janë të parashikuara në rastin e një konflikti të drejtpërdrejtë me NATO-n. Është britanikja “Financial Times” që zbulon diçka të tillë. Media thotë se ka siguruar dokumente sekrete nga ato që i përkufizon si burime perëndimore dhe tregon harta ku shënohen disa prej objektivëve të mundshëm të Rusisë për t’u goditur me armë bërthamore. “Dokumentet tregojnë se Moska parashikon të sulmojë shumë më thellë se sa vendet e NATO-s në kufi me të, në rastin e një përballje të hapur me botën perëndimore”, shkruan Financial Times. Hartat tregojnë 32 objektiva të mundshëm ne kontinentin e vjetër. Mes tyre, baza në bregdetin perëndimor francez, baza në Britaninë e Madhe, porte ushtarake në vendet baltike, qendrat e NATO-s në Gjermani, apo zonat e Bergen në Norvegji. Plani tregon gjithashtu se si Rusia lë të hapur mundësinë e armatimit me koka bërthamore të raketave të ngarkuara në anije, një karakteristikë që sipas ekspertëve, ekspozon rrezikun e një përshkallëzimi dhe incidenti.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …