Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, në Amerikë, Ilhan Omar, fitoi zgjedhjet paraprake të mbajtura nga demokratët në shtetin Minnesota, edhe pse donatorët pro-izraelitë mblodhën mijëra dollarë donacione për ta ndikuar që ajo të humbiste zgjedhjet, transmeton Anadolu. Omar, anëtarja e parë muslimane me shami që hyri në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të vitit 2018, në zgjedhjet paraprake luftoi kundër ish-anëtarit të Këshillit të Qytetit të Minneapolis, Don Samuels. Omar fitoi zgjedhjet paraprake me 13.3 pikë ndaj kundërshtarit të saj, Samuels. Në deklaratën e saj pas përcaktimit të rezultateve, Ilhan Omar deklaroi se mbështet kandidaten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Kjo fushatë ishte një nga fushatat më të shëmtuara, më të neveritshme kundër meje që kam parë personalisht ndonjëherë. Ne kishim një kundërshtar që ishte i gatshëm të bashkëpunonte me nazistët e vërtetë për të na mundur ne”, tha zonja Omar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …