leoni

KFOR-i dhe Amerika paralajmërojnë për rrezikun e mundshëm të jetës së ushtarëve ndërkombëtarë në Veri të Kosovës

Një vit pas sulmeve  të brutale, në Zveçan, ku dhjetëra ushtarë të KFOR-it u lënduan rëndë, nga protestuesit serbë, tensionet në veri të Kosovës, sërish  kanë shkaktuar  shqetësime serioze për sigurinë e forcave ndërkombëtare. Ish-komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia, asokohe pati kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme, të cilat  detyruan ndërhyrjen e KFOR-it për të shmangur tragjedinë. Tani, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ngritur alarmin për rrezikun që përballet nga planet e qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit, duke specifikuar për herë të parë rrezikun për jetën e ushtarëve amerikanë. Hovenier ka theksuar se SHBA-ja nuk mbështet ndryshimin e statusit të urës, duke paralajmëruar për një rritje të tensioneve dhe dhunës që mund të vënë në rrezik trupat ndërkombëtare dhe komunitetet lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …