Kryetarja, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimeve që i ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, askush nuk ka qenë kundër hapjes së Urës së Ibrit por kanë kërkuar koordinim. Gjatë vizitës në Komunën e Vitisë, ajo tha se Amerika ka kërkuar që bashkërisht të ulën dhe të krijojnë një plan të zbatimit për hapjen e kësaj ure. Ne nuk kemi asnjë arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë. Për hapjen e urës nuk duhet të pyetet Serbia, pasi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano nuk e pyet Serbinë kur i kalon urat në shtetin e tij, ka ironizuar zonja, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …