Me moton “Lum Na”, në Mitrovicë filloi Green Festivali

Në parkun e qytetit të Mitrovicës, u hap Green Festivali, që këtë vit feston 14-vjetorin e tij. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë shumë përfaqësues institucionalë, përfshirë kryetarin e komunës, z. Bedri Hamza, i cili bëri hapjen zyrtare të festivalit.

Në fjalimin e tij, kryetari Hamza theksoi se Mitrovica nuk është vetëm një minierë ari, por një qendër e rëndësishme e kulturës, emancipimit, muzikës dhe bashkëjetesës ndëretnike.

Ai vlerësoi trashëgiminë kulturore dhe njerëzit e saj si thesarin më të madh të qytetit dhe theksoi rëndësinë e artit në planin e tij për zhvillimin e industrive kreative, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.

Edicioni i sivjetëm i Green Festivalit, i cili do të zgjasë për pesë ditë, synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e lumenjve në mbajtjen e ekosistemeve të shëndetshme dhe të nxjerrë në pah rolin e tyre të pazëvendësueshëm në jetën e përditshme.

Festivali do të ofrojë një program të pasur me performanca nga artistë të shumtë, duke kontribuar në shpërndarjen e mesazheve të rëndësishme për mjedisin dhe kulturën.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me aktivitete të shumta shënoi luftën kundër kancerit të gjirit

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe organizimin e Qendrës Kryesore …