Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani vizitoi Vitinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Vitinë, me që rast, fillimisht është pritur nga kryetari i kësaj komune Sokol Haliti, ku në këtë takim ai  e njoftoi presidenten Osmani me zhvillimet aktuale në këtë komunë, projektet që janë duke u realizuar si dhe me sfidat dhe të arriturat e gjithëmbarshme. Komuna e Vitisë, njihet me një numër të madh të qytetarëve të saj në mërgatë e cila është tejet e organizuar dhe kontribuuese e shumë zhvillimeve në komunë sikur edhe mbështetëse e shumë projekteve. Vitia është e njohur edhe me pozitën e saj  me një kualitet të lartë të tokës bujqësore dhe prodhimtarive të saj”, tha Haliti. Duke folur për gjendjen aktuale, ai e njoftoi presidenten se është ndër komunat që në saje të raporteve të fundit ka ulje drastike të dukurive devijonte gjë që e bënë si komunë shembull në luftimin e këtyre dukurive duke e shndërruar në një komunë të qetë dhe pa eksese. Presidentja Osmani falënderoi kryetarin Haliti për ftesën që ta vizitoj Vitinë dhe shprehu kënaqësinë për të  arriturat në komunën e Vitisë. “Patëm një takim me kryetarin ku u njoftova nga kryetari Haliti për gjitha zhvillimet dhe është shumë inkurajuese që të shohim se si Vitia është njëra prej komunave me shembullin më të mirë se si luftohen dukuritë devijonte, si luftohen dukuritë kriminale, shembull ku  në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie për 100% të këtyre dukurive, për shkak të ndërmarrjes së masave, dukuri këto që po e njollosin shoqërinë tonë. Po ashtu Vitia është shndërruar në shembull për bashkëpunimin  me faktorin ndërkombëtar sa i përket nivelit komunal. Pra është një komunë me mbi 30 memorandume bashkëpunimi me organizata të ndryshme nga USAID-i amerikan deri të Bashkimi Evropian , duke arrit me realizu projekte të ndryshme në interes të qytetarëve”, tha presidentja Vjosa Osmani. Ajo gjithashtu inkurajoi Institucionet komunale të Vitisë, që për çdo projekt, çdo iniciativë në interes të qytetarëve, edhe Vitia edhe çdo komunë tjetër do ta ketë përkrahjen e presidencës. Një takim është mbajtur më pas edhe me grupet e grave, zyrtareve komunale dhe të institucioneve tjera që veprojnë në komunën e Vitisë, ku edhe i parashtruan pyetje  për presidentes Osmani. Në fund të takimit, kryetari Haliti e nderoi presidenten me një dekoratë, ndërkohë që më pas së bashku kanë vizituar edhe obeliskun para objektit të Komunës së Vitisë të ish sekretares amerikane Medeline Olbriht dhe shtatoren e Nënës Terezë, për të vazhduar më pas në Letnicë në manifestimin për nder të Ditës së Zojës së Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …