Të paktën 40 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e rritur numrin e të vdekurve që nga 7 tetori i vitit të kaluar në mbi 40 mijë, tha Ministria e Shëndetësisë e enklavës së rrethuar, transmeton Anadolu. Ministria deklaroi se rreth 92 mijë e 401 të tjerë janë plagosur në ofensivën dhjetëmujore. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo. Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën së tij brutale në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e ka urdhëruar atë që të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …