Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, ka thënë se ambasadorët e Quintit janë në favor të krimit të organizuar

Këshilltari i kryeministrit,  Albin Kurti, Hysamedin Feraj, ka thënë se deklarimet e ambasadorëve të pesë vendeve të Quintit janë në favor të krimit të organizuar. Qëndrimet e vendeve aleate të Kosovës dhe të BE-së për mos hapjen e urës së Ibrit në mënyrë të njëanshme, nuk iu kanë pëlqyer zyrtarëve . Kjo ka bërë që përfaqësues të institucioneve të larta të Kosovës të adresojnë ofendime të reja ndaj diplomatëve që janë të akredituar në Republikën e Kosovës. Hysamedin Feraj, ka bërë fyerjen me të madhe  drejtuar ambasadorëve perëndimorë të akredituar në Kosovës. “Si shtete sovranë, nuk do të duhej të merrni leje nga Serbia për veprimet tuaja në Kosovë. Por ju po kërkoni leje nga Serbia për çdo veprim e qëndrim tuajin në Kosovë, dhe po i kërkoni Kosovës të bëj të njëjtën gjë. – Mos fyeni veten si shtete që dërgon ambasador në një vend sovran, por ju udhëzon të silleni si shërbim konsullor në një zonë të degdisur të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …