leoni

Fatmir Humolli, ka shprehur kritika të ashpra kundër pranisë së mëtejme të KFOR-it në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj pranisë së KFOR-it në Kosovë, duke argumentuar se në vend që të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin, KFOR-i ka krijuar pengesa të reja, duke përfshirë edhe çështjen e urës së Ibrit,  e cila ndan komunitetet shqiptare dhe serbe në Mitrovicë, është shndërruar në një problem politik të krijuar nga faktori ndërkombëtar. Ai akuzoi politikën proserbe brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian për mbajtjen pezull të situatës në Ballkan, duke mos qenë të interesuar për zgjidhjen e problemeve në rajon. KFOR-i kur ka ardhur me misionin e vet në Kosovë, misioni primar ka qenë paqja dhe lëvizja e lirë e qytetarëve. Dhe në këtë raport, ura kur është bërë pengesa e lëvizjes së lirë e qytetarëve, është bërë prej KFOR-it në kundërshtim me misionin që e ka pasur, tha Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …