Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur me entuziazëm pas shpalljes së datës së zgjedhjeve parlamentare nga presidenca, duke ftuar qytetarët për një bashkim të fuqishëm në këtë proces. Në një deklaratë të shkurtër, Abdixhiku theksoi rëndësinë e unitetit në rrugën drejt një ringritjeje të re për vendin. “Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një!” shkroi Abdixhiku, duke dërguar një mesazh të qartë për mbështetësit e tij dhe të gjithë qytetarët, se LDK është e gatshme të udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje më të ndritur.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …