Bedri Hamza: E kemi gati pakon emergjente financiare prej 320 milionë euro, presim mbështetjen e partive

Bedri Hamza, prononcohet pas shpalljes së datës së zgjedhjeve parlamentare nga kryetarja, Vjosa Osmani

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës,  Bedri Hamza, ka reaguar pas shpalljes së datës së zgjedhjeve parlamentare nga kryetarja Vjosa Osmani. Sipas vendimit të presidentes, zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt 2025. Bedri Hamza ka pranuar nominimin për kryeministër me angazhimin për të udhëhequr vendin me përgjegjësi, transparencë dhe ndershmëri. Në një mesazh  publik u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen me të në përpjekjen për ta ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të bashkuar dhe më të drejtë. Ky është një udhëtim që nuk mund ta përshkojë i vetëm, duke inkurajuar qytetarët të angazhohen për një të ardhme më të mirë. Prandaj, ju ftoj të gjithëve të bashkoheni me mua për ta ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të bashkuar dhe më të drejtë, ka thënë mes tjerash Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …