Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, rreth 18 për qind e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri, ndërsa pesë për qind në varfëri të skajshme. Në Kosovë ligji për skemën e ndihmës sociale nuk lejon që personat e punësuar të marrin ndihmë nga shteti, pavarësisht nëse ata radhiten në kategorinë e të varfërve. Një qasje e tillë është kritikuar nga institucione si Banka Botërore, ndërsa autoritetet thonë se sistemi i ndihmës sociale është në proces të reformimit. Sipas një studimi të kryer nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” me seli në Prishitnë, shpenzimi i përgjithshëm mujor për një familje katër anëtarëshe, që siguron jetë të dinjitetshme është një mijë e 152 euro. Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi në fund të muajit të kaluar një anketim sipas të cilit çmimi i lartë i jetesës është shqetësim kryesor për 65 për qind të qytetarëve në Kosovë. Në mesin e tyre, 59 për qind i kanë shqetësim çmimet e larta të ushqimit, ndërsa 25 për qind çmimin e lartë të jetesës në raport me të ardhurat nga puna.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …