Kushtrim Gara; Kosova është në pritje të datave nga Serbia, lidhur me fillimin e gërmimeve për të zhdukurit

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thotë se  jemi në pritje të datave nga Serbia për fillimin e gërmimeve për personat të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ka thënë se janë në pritje për përcaktimin e datës për fillimin e gërmimeve në tri lokacione në territorin e Serbisë, ndërkohë që  ka treguar se takimi i 2 korrikut me delegacionin serb ka qenë vazhdimësi e takimit të 31 janarit. Takimi i 2 korrikut, pra takimi i Grupit Punues për Personat të Zhdukur me delegacionin e Serbisë me ndërmjetësimin e komuniteti ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mekanizëm që funksion nga viti 2004-2005, ka qenë takimi i dytë këtë vit, pra pas takimit që është mbajtur me 31 janar. Takim i mbajtur pas më shumë se dy vite e gjysmë, për shkak se Serbia nuk ka reflektuar kundrejt, kërkesës së kryeministrit të Kosovës, për të bërë zëvendësime të nevojshme në hierarkinë e tyre ose delegacionit të tyre, në kuptim të zëvendësimit të emrave që mbesin edhe përgjegjës për pjesën e kohës së luftës për shkak të pozitave zyrtare që kanë mbajtur, por edhe përgjegjës në kuptimin e mungesës së bashkëpunimit dhe dhënies së informacioneve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …