Vjosa Osmani; Nuk kam njohuri dhe asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e Sadri Sadriut, në Ferizaj

Vjosa Osmani; Nuk kam njohuri dhe asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e Sadri Sadriut, në Ferizaj

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka reaguar kundër shkrimit të gazetës së quajtur Nacionale ku bëhet e ditur  se bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ishte në dijeni për dhunimet e vajzave të mitura nga axha i tij, Sadri Sadriu, i cili dje është vrarë në Ferizaj. Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera. I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi ka shkruar, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …