Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë ditur se bartja e mjeteve për tekste shkollor fillon nga java e ardhshme. “Deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121,200. Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar. Aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore”, ka shkruar zëvendës ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …