leoni

SBASHK

SBASHK-u ka paralajmëruar veprime sindikale nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e mësimdhënësve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar veprime sindikale nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e mësimdhënësve. Zyrtari i lart i kësaj sindikate, Ymer Ymeri ka thënë se në takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, kanë shprehur qëndrimin kundër praktikës së subvencionimit të teksteve shkollore dhe ka theksuar se do të paraqiten pengesa për prindërit, përfshirë edhe për ata të cilët jetojnë në Kosovë por nuk kanë dokumente. Ai ka shtuar më tutje se në takim është biseduar edhe ngritjen e vlerës së koeficientit dhe ndryshimit të aneks-kontratës kolektive të arsimit. Zyrtari i lart i kësaj sindikate, Ymer Ymeri ka thënë për “Kosovapress” se nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, mund të ketë veprime sindikale.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …