Ministria e Jashtme e Rusisë mendon se Ukraina përdori raketa perëndimore në rajonin e Kurskut. Kjo ministri njofton më tutje se me gjasë, sulmi mbi një urë në Kursk është bërë me raketa “HIMARS” të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketahedhës të prodhimit perëndimor, ndoshta HIMARS amerikanë. “Si rezultat i sulmit, ura urën mbi lumin Seym në rrethin Glushkovo, u shkatërrua plotësisht dhe vullnetarët që po ndihmonin popullatën civile të evakuohej, u vranë” ka shkruar zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Nga ana tjetër, shefi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrskyi ka thënë se forcat e tyre po vazhdojnë të përparojnë nga disa kilometra në ditë dhe se deri tani kanë nën kontroll 82 vendbanime me një territor prej 1 mijë e 150 kilometra katror.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …