Në praninë e qindra të pranishmëve sot në Komoran, në lagjen Ibriqi, u bë zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit Mentor Ibriqi. Manifestimi u hap me leximin e biografisë së Dëshmorit të kombit Mentor Ibriqi të cilën e lexoi mbesa e tij Marigona Ibriqi.
Në emër të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, një fjalë rasti për Mentorin e ka mbajtur Ajet Kastrati. Një kujtim për dëshmorin për kohën e luftës dhe momentin e rënies e paraqiti bashkëluftëtari Osman Zeqiri.
Një fjalë përshëndetëse e paraqiti kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëheri komandanti i Njësitit Pëllumbi Ferat Shala, shpalosi kontributin e Mentorit dhe të gjithë dëshmorëve për Lirinë e Kosovës, po ashtu kujtoi edhe bashkëluftëtarët Jakup Krasniqi, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Isni Kilaj e të tjerët që po mbahen padrejtësisht në Hagë, me urimin që sa më parë të përfundoj procesi i padrejtë gjyqësor.
Në emër të OVL së UÇK-së, dega në Drenas u paraqit Enver Hajdari.
Në emër të familjes një fjalë përshëndetëse dhe falënderuese e lexoi z. Nuredin Ibriqi, i cili në mënyrë të veçantë falënderoi Radion Kosova e Lirë.
Zbulimi i kësaj shtatoreje përkujton sakrificën e tij të pamasë dhe përçon vlerat e lirisë, dinjitetit dhe guximit që ai dhe bashkëluftëtarët e tij e dëshmuan me veprat e tyre. Ky akt nderon gjakun e derdhur për lirinë e vendit tonë dhe kontribuon në ruajtjen e kujtesës historike të popullit shqiptar. Mentor Ramadan Ibriqi ishte njëri ndër bijtë më të ndritur të këtij kombi, i cili dha jetën e tij në luftën e lavdishme të UÇK-së. Me përkushtimin dhe trimërinë e tij, ai u bë një shembull i pashlyeshëm për brezat e ardhshëm dhe një simbol i rezistencës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
U promovua kënga “ Dajë e nip” për dëshmorin Mentor Krasniqi të interpretuar nga këngëtarët e mirënjohur Asllan Mustafa dhe Haklit Gashi. Një poezi u recitua nga mbesa Armenita.