Edi Rama

Rama: Shqipëria Turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur kënaqësinë e tij  me numrin e përgjithshëm të turistëve që nga janari e deri në korrik, numri i të cilëve arrin në 6 milionë e 300 mijë gjatë periudhës janar- korrik të këtij viti. Numri më i madh i tyre edhe këtë vit është nga Kosova, me mbi dy milion turis, pasuar nga Italia me mbi 600 mijë, mandej nga turist nga Maqedonia e Veriut, vend nga i cili kanë ardhur afër 500 mijë, pasuar mandej nga turist të shumtë nga Anglia, Spanja, Gjermania dhe shumë shtete tjera. “Shqipëria Turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi, bashkë me nevojat e padiskutueshme, pritshmëritë e natyrshme, pretendimet e mirëkuptueshme, kritikat e pashmangshme apo edhe sulmet që i bëhen nga burime të llojllojshme keqinformimi apo dezinformimi” ka shkruar mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …