Mallkimi i humbjes së zgjedhjeve të pjesshme vijon të përndjekë demokratët, por për analistët politikë kjo nuk është arsyeja e disfatës së thellë që opozita mori në Himarë më 4 gusht. Problemin Ergys Mërtiri e sheh tek kandidati Petro Gjikuria që Sali Berisha dhe Ilir Meta bashkë me Vangjel Dule i ofruan himarjotëve. “Në momentin qe ti vendos të kandidosh njerëz që janë me element të qartë antishqiptarë, kanë marrë pjesë në organizata antishqiptare, të cilët pozojnë me flamuj të Vorio-Epirit, çfarë është e dënueshme me Kushtetutë sepse ti po ushtron një veprimtari që kërkon cenimin e territoreve të vendit, është marrëzi dhe çmenduri e papranueshme”, shprehet Mërtiri.
Zgjedhjet e pjesshme e rikthyen Bashkinë e Himarës te Partia Socialiste. 15 muaj nga vendoret e fundit, mazhoranca arriti të rikuperonte terren përballë opozitës, madje duke korrur një fitore të thellë. Po, kush ia dha fitoren Vangjel Tavos? Opozita ka rënë deri në këtë derexhe sa nuk e meriton të fitojë, pastaj pse humbi është se mesazhet që u ka përcjellë shoqërisë janë mesazhet e një organizate, e cila nuk ka për qëllim të fitoje por ka për qëllim të mbijetojë lideri i cili është i dënuar në izolim, dhe i izoluar ndërkombëtarisht, më një këmbë në burg le te themi”.