Pasditja e së dielës ka sjellur reshje të shiut dhe breshërit në disa rajone të Kosovës, duke shkaktuar edhe dëme në kulturat bujqësore. Përkundër faktit që reshjet ishin të pritura për të lehtësuar thatësinë e kohëve të fundit, intensiteti i tyre ka sjellë pasoja të rënda për bujqit në disa zona. Sipas raportimeve stuhi shiu dhe breshëri ka pasur në Fushë Kosovë, Lipjan, Kaçanik e Skenderaj dhe në disa qytete në rajonin e Dukagjinit. Breshër i cili zgjati për disa minuta, shkatërroi gjethet dhe frutat e shumë pemëve, dhe të mbjellurave të tjera. Gjithashtu shiu ka shkaktuar edhe bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Komoran.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …