Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës, brenda shtatë muajve e kanë vizituar Shqipërinë. Pas Kosovës prin Maqedonia e Veriut dhe pastaj Italia dhe Anglia. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i kënaqur me numrin e përgjithshëm të turistëve që nga janari e deri në korrik, numri i të cilëve arrin në 6.3 milionë. Shqipëria Turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi, bashkë me nevojat e padiskutueshme, pritshmëritë e natyrshme, pretendimet e mirëkuptueshme, kritikat e pashmangshme apo edhe sulmet që i bëhen nga burime të llojllojshme keqinformimi apo dizinformimi. Ndër të gjitha pritshmëritë, më e padiskutueshmja është rishikimi i mëtejshëm i formulës së administrimit të plazheve, ku më mbizotëruesja është nevoja jo vetëm për më shumë hapësira publike, po edhe për një shfrytëzim shumë më të përgjegjshëm të hapësirave të administruara nga subjektet private. Rritja e mëtejshme e numrit të vizitorëve ka rritur paralelisht edhe peshën e sfidës së pastërtisë, ku janë bërë përmirësime të mëtejshme, po ku duhet bërë dhe do të bëjmë më shumë akoma padiskutim, duke nxjerrë mësime të reja e marrë masa të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …